Përgatitjet po bëhen për krijimin e atmosferës festive dhe dekorimin e hapësirave publike para festave të fundvitit.
Ndërsa Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se ka dalë në terren së bashku me drejtorët e Komunës, për të parë nga afër punimet dhe mënyrën se si do të përshtatet sheshi për festat.
Ai ka theksuar se Prishtina do të jetë vend i festës dhe pozitivitetit gjatë kësaj periudhe.
Postimi i plotë:
GATI ME IA DHANË PRISHTINËS SHKËLQIMIN E FESTAVE PËR FUNDVIT
Mos me na pas blloku Qeveria Kurti jashtëligjshëm për dy vjet, sot sheshi “Xhorxh Bush” kish qenë i përfundum.
Sidoqoftë, bllokadat e tyre nuk kanë me me i penalizu qytetarët. Prandaj, sot dola në terren bashkë me drejtorët e Komunës, me pa nga afër qysh me e përshtatë sheshin për festat e fundvitit.
Ata blloko, na gjej alternativa!
Vazhdojmë!
Prishtina ka me qenë vend i festës dhe i pozitivitetit.

