Një 18-vjeçar humb jetën nga Coronavirusi, është nga Britania e Madhe

Prishtinë | 23 Mar 2020 | 16:02 | Nga Ekonomia Online

Një 18-vjeçar është bërë viktima më e re e coronavirusit në Britani të Madhe, ka njoftuar Organizata Nacionale për Shëndetësi e këtij vendi.

I riu që kishte probleme serioze shëndetësore, ka ndërruar jetë në spital.

Para tij, pacienti më i ri në moshë që nuk ka arritur ta fitojë betejën me coronavirusin, ka qenë Craig Raston, 45-vjeç ngas Northemptonshire, baba i dy fëmijëve.

Virusi ia ka marrë jetën edhe një burri 102-vjeç, për të cilin besohet se ishte viktima më e moshuar e COVID-19.

Kujtojmë që numri total i viktimave të coronavirusit në këtë vend është rritur në 281, ka njoftuar qeveria britanike, kurse numri i përgjithshëm i atyre të infektuar në 5.683 e 135 janë shëruar.

Të ngjashme