Një burrë amerikan u vra me makinë derisa i ndihmonte disa shota ta kalonin rrugën

Prishtinë | 23 Maj 2023 | 09:01 | Nga Ekonomia Online

Një burrë nga Kalifornia, i cili vdiq pasi u godit nga një makinë, u pa duke ndihmuar një familje të shotave të kalonin rrugën disa momente para përplasjes, tha policia lokale.

Casey Rivara, 41-vjeçar, la automjetin e tij përpara se të goditet nga një shofer adoleshent në Rocklin, rreth 40 kilometra në verilindje të Sacramentos, tha policia e qytetit.

Rivara siguroi që shotat ta kalonin rrugën përpara përplasjes, thanë dëshmitarët.

Asnjë arrestim nuk është bërë deri tani.

“Burri thuhet se po përpiqej të ndihmonte disa shota që ishin në kryqëzim,” tha Departamenti i Policisë Rocklin në një deklaratë.

“Derisa burri ishte në kryqëzim, një shofer adoleshent ishte nisur drejt lindjes në bulevardin Stanford Ranch. Ky shofer i mitur goditi këmbësorin që ishte në rrugë”.

Njerëz të shumtë në nderim të Rivarës kanë vendosur me lule dhe rosa gome në vendin e përplasjes.

Në një grup të fondeve të krijuar në internet nga të afërmit thotë se Rivara po i çonte fëmijët e tij në shtëpi pas praktikës së tyre të notit, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Të ngjashme