Një burrë nga Singapori pranon se ka spiunuar për Kinën në Shtetet e Bashkuara

Prishtinë | 25 Kor 2020 | 09:08 | Nga Ekonomia Online

Një burrë nga Singapori është deklaruar fajtor për akuzën se ka spiunuar për Kinën në Shtetet e Bashkuara. Ky është incidenti më i ri në vargun e rritjes së tensioneve mes Uashingtonit dhe Pekinit.

Jun Wei Yeo ishte akuzuar për përdorimin e këshillimores së tij politike në Amerikë për të mbledhur të dhëna për inteligjencën kineze, thonë zyrtarët amerikanë.

Në një rast tjetër, Shtetet e Bashkuara njoftuan se e kanë arrestuar një hulumtues kinez për shkak të fshehjes së lidhjeve me ushtrinë kineze, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.

Kina më herët ka urdhëruar që konsullata amerikane në Chengdu të mbyllet. Veprimi është vlerësuar si hakmarrje për mbylljen e konsullatës kineze në Houston.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka thënë se vendimi për mbylljen e konsullatës kineze është marrë për shkak se Kina ishte duke vledhur pronë intelektuale.

Pas përfundimit të afatit 72-orësh për largimin e diplomatëve kinezë nga konsullata, disa zyrtarë amerikanë u panë duke i hapur me forcë dyert e konsullatës kineze.

Marrëdhëniet mes dy fuqive botërore janë tensionuar kohëve të fundit për shkak të disa çështjeve, përfshirë tregtinë dhe akuzat për përhapjen e koronavirusit.

Të ngjashme