Një shtetas gjerman është arrestuar pasi dyshohet se kishte lidhje me një punëtor të Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme Gjermane (BND), i cili u arrestua në dhjetor si i dyshuar për spiunim për Rusinë. I dyshuari Arthur E. u arrestua të dielën në aeroportin e Mynihut me ndihmën e FBI-së. Prokurorët kanë thënë se Arthur […]
Një gjerman është arrestuar pasi dyshohet se ka spiunuar për Rusinë

Një shtetas gjerman është arrestuar pasi dyshohet se kishte lidhje me një punëtor të Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme Gjermane (BND), i cili u arrestua në dhjetor si i dyshuar për spiunim për Rusinë.
I dyshuari Arthur E. u arrestua të dielën në aeroportin e Mynihut me ndihmën e FBI-së.
Prokurorët kanë thënë se Arthur E nuk punon për shërbimet e inteligjencës. Në vend të kësaj, ata besojnë se ai ia përcjelli Kremlinit informacionet nga i njohuri i tij, oficeri i BND-së, Carsten L.
Carsten L, agjenti i dyshuar i dyfishtë, u shpall më vonë fajtor për dorëzimin e dokumenteve në CIA dhe inteligjencën ruse, ai u dënua me tetë vjet burgim.
Arrestimi i tij në dhjetor ishte hera e parë që një punonjës i BND-së ishte arrestuar për tradhti të dyshuar që kur Markus Reichel u arrestua në vitin 2014.
Arthur E. u kthye në Gjermani ku u arrestua pasi kishte udhëtuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan BBC.

















