Një grua po mblidhte boronica në bjeshkë, kur u qëllua me plumb në kofshë nga një person tjetër

Prishtinë | 25 Kor 2018 | 11:40 | Nga

Një rast i vrasjes në tentativë është raportuar në Bjeshkët e Babaj të Bokës në Gjakovë. Rasti ka ndodhur dje në mesditë.

Viktima femër shqiptare shtetase e Shqipërisë ka njoftuar policinë se derisa ka qenë duke mbledhur boronica është kanosur me armë nga i dyshuari mashkull shqiptar.

Sipas viktimës i dyshuari ka shtënë me armë në ajër dy herë ku njëri nga plumbat e ka goditur viktimën në kofshë.

“Viktima është dërguar për tretman mjekësor dhe sipas mjekut është jashtë rrezikut për jetë. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit shkon në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Të ngjashme