Një muaj paraburgim pasi rrezikoi trafikun publik

Prishtinë | 23 Gus 2019 | 16:37 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditë të pandehurit I. A.

Nga Gjykata thonë se ky aprovim erdhi pasi dyshohet se i pandehuri ka kryer veprën penale ‘’rrezikim i trafikut publik”.

“Ekziston dyshimi bazuar me datë 22 gusht 2019, në rrugën Pozhoran – Viti, i pandehuri ka rrezikuar trafikun publik duke vënë në rrezik jetën e njerëzve dhe pasurinë e tyre, në atë mënyrë që duke e drejtuar automjetin nuk  përshtatë shpejtësinë kushteve të rrugës, ashtu  që  e humb kontrollin dhe kalon në  shiritin e kundërt dhe më këtë rast ndeshet me automjetin tjetër, dhe si pasojë e kësaj kanë marr lëndime trupore E. E., H. E., A. E. dhe Sh. E., të cilët dërgohen në Qendrën Emergjente në Gjilan, ndërsa Sh. E., transferohet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) dhe për shkak të lëndime të rënda  i njëjti ndërron jetë me datën 22.08.2019”, thonë nga Gjykata.

Të ngjashme