Një person plagoset me armë zjarri “Te kafet e vogla”, të dyshuarit në arrati

Prishtinë | 23 Qer 2023 | 22:58 | Nga Ekonomia Online

Një person është plagosur nga të shtënat me armë zjarri që kanë ndodhur në vendin e njohur si “Te kafet e vogla” në rrugën “Fehmi Agani”, në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënës i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili bëri të ditur se i plagosuri është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

“Sot rreth orës 21:30, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri të ndodhur në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është konfirmuar se një person është plagosur. I njëjti është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Ndërlidhur me rastin është gjetur edhe një armë zjarri ndërkohë që policia po vijon punën me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore me qëllim identifikimin dhe lokalizimin e të dyshuarve të implikuar në rast”, ka deklaruar ai.

Të ngjashme