Ekonomia Online
FUNDIT

Një shtetas serb tenton ta korruptojë Policinë në Ferizaj me 10 euro, arrestohet

Një shtetas serb tenton ta korruptojë Policinë në Ferizaj me 10 euro, arrestohet

Një shtetas serb ka përfunduar në prangat e Policisë së Kosovës pasi ka tentuar të korruptojë zyrtarët policorë me 10 euro. “Një qytetar deri sa ishte duke vozitur kamionin në qytetin e Ferizaj, është ndaluar Policia e Trafikut pasi e kishte përdorë telefonin gjatë ngasjes. Me të kërkuar dokumentet e automjetit dhe patentë shoferin, i […]

Një shtetas serb ka përfunduar në prangat e Policisë së Kosovës pasi ka tentuar të korruptojë zyrtarët policorë me 10 euro.

“Një qytetar deri sa ishte duke vozitur kamionin në qytetin e Ferizaj, është ndaluar Policia e Trafikut pasi e kishte përdorë telefonin gjatë ngasjes. Me të kërkuar dokumentet e automjetit dhe patentë shoferin, i dyshuari R.V, (1962), mashkull, shtetas i Serbisë, në vend se paraqes dokumentet e kërkuara, kishte nxjerr kartëmonedhën në vlerë prej 10 euro. Zyrtari policor i kishte tërhequr vërejtjen, duke kërkuar përsëri dokumentet e nevojshme, mirëpo i dyshuari prapë, së bashku me dokumente përsëri ua kishte ofruar kartëmonedhën e njëjtë prej dhjetë euro. Në këtë rast zyrtarët policorë e kishin urdhëruar të zbresë nga automjeti transportues, të njëjtin e kishin arrestuar dhe dërguar në Stacionin Policor në Ferizaj”, thuhet në njoftim.

Më këto veprime ai dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhënie të Ryshfetit”.

I dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Të ngjashme