Një ushtar afgan vritet në aeroportin e Kabulit nga sulmuesit e panjohur

Prishtinë | 23 Gus 2021 | 08:58 | Nga Ekonomia Online

Ushtarët gjermanë kanë njoftuar se kanë dëgjuar të shtëna sot në mëngjes në aeroportin e Kabulit në mes forcave të sigurisë afgane dhe sulmuesish të panjohur.

Ushtarët nëpërmjet një postimi thanë se një ushtar afgan është vrarë ndërsa tre janë plagosur, shkruan Euronews, transmeton Klankosova.tv.

Mijëra njerëz janë duke pritur në aeroportin e Kabulit për tu larguar nga vendi i Afganit, sundimin e të cilit e kanë marrë talibanët.

Të dielën presidenti i SHBA-së, Joe Biden tha se zyrtarët ushtarak po planifikojnë zgjatjen e qëndrimit në aeroportin e Kabulit, edhe pas datës 31 gusht me qenë se përpjekjet për evakuimin e njerëzve janë shtuar.

Trupat amerikane po shtrinin perimetrin rreth aeroportit, tha ai, duke zgjeruar një “zonë të sigurt”. Presidenti shtoi se 11,000 njerëz u evakuuan nga kryeqyteti afgan gjatë fundjavës.

Prioriteti i Joe Biden është që të nxjerrë qytetarët amerikanë nga Afganistani “sa më shpejt dhe në mënyrë të sigurt të jetë e mundur”.

Të ngjashme