Ekonomia Online
FUNDIT

Një ushtar turk vritet dhe dy të tjerë plagosen në kufi me Iranin

Një ushtar turk vritet dhe dy të tjerë plagosen në kufi me Iranin

Një ushtar turk është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur në pjesën juglindore të Turqisë pasi ata u qëlluan me armë zjarri nga ana iraniane e kufirit. Lajmin e bëri të ditur Ministria e Mbrojtjes e Turqisë, pa treguar se kush i ka qëlluar ushtarët e saj, shkruan “Reuters”. Kjo ministri tha se ushtarët […]

Një ushtar turk është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur në pjesën juglindore të Turqisë pasi ata u qëlluan me armë zjarri nga ana iraniane e kufirit.

Lajmin e bëri të ditur Ministria e Mbrojtjes e Turqisë, pa treguar se kush i ka qëlluar ushtarët e saj, shkruan “Reuters”.

Kjo ministri tha se ushtarët ishin duke kryer mision vëzhgimi në qytezën kufitare, Yuksekova, që shtrihet në provincën Hakkari.

Ndryshe, Turqia për dekada të tëra e ka luftuar grupin militant kurd, PKK, që kërkon autonomi për Kurdistanin brenda territorit të Turqisë./ge

Të ngjashme