Norvegjia përkrah Kosovën në sfidat ndaj pandemisë

Prishtinë | 26 Mar 2020 | 14:28 | Nga Ekonomia Online

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Bajram Gecaj, priti në takim ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grondahl.

Në këtë takim u diskutua për situatën e përgjithshme të sigurisë në vend e sidomos për gjendjen pas shpalljes së pandemisë me Covid-19, njofton Klan Kosova.

Gecaj theksoi se të gjitha ekipet janë duke bërë një punë mjaft të mirë për parandalimin e përhapjes së virusit, si dhe menaxhimin e situatës së përgjithshme në Kosovë.

Ndërsa Grondahl shprehi se është i kënaqur me përkushtimin e autoriteteve të Kosovës në menaxhimin e kësaj pandemie, si dhe vlerësoi lart kujdesin që qytetarët e Kosovës janë duke treguar në këtë periudhë.

Në fund të këtij takimi, ambasadori Grondahl u zotua se do të përkrahë MPBAP-në në tejkalimin e të gjitha sfidave me të cilat mund të ballafaqohen qytetarët e Kosovës.

Të ngjashme