Nuk rishpallet konkursi për Komisionerin e Agjencisë për Informim e Privatësi, iniciohet ndryshimi i ligjit

Prishtinë | 23 Sht 2020 | 10:53 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes ka marrë vendim për inicimin e ndryshimit të ligjit për Komisionerin e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, raporton Ekonomia Online.

Më pas është vendosur që të shpallet konkursi për këtë pozitë, krejt kjo do të bëhet  me procedurë të përshpejtuar.

Kryetarja e komisionit Fatmire Kollçaku, ka thënë se pas mosvotimit në Kuvend të tre kandidatëve të propozuar, ekspertët britanik janë tërhequr nga ekipi përzgjedhës.

Ajo më pas ka arsyetuar ndryshimet e kërkuar në ligj, duke thënë se nuk është e specifikuar çështja e përvojës menaxheriale.

Por që sipas saj, nuk mund të rishpallet konkursi, pa u votuar ndryshimet në ligj.

“Tre kandidatë kemi arritur që t’i procedojmë për votim në Kuvend, përzgjedhja është bërë me partnerët britanik. Nuk është votuar kjo në Kuvend, partnerët britanik janë tërhequr nga memorandumi”.

“Ndryshim i ligjit, te çështja e përvojës menaxheriale, që nuk është mirë e definuar.  Shpallja  e konkursit nuk do të ishte e drejtë, nuk kemi dëshirë që të dështojë sërish konkursi”.

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, kërkoi që fillimisht të bëhen ndryshimet ligjore, e më pas të rishpallet konkursi.

“… pa u ndryshuar ligji të mos ketë shpallje të konkursit. Në seancë e javës së ardhme të procedohet ligji për ndryshim, kur te jemi në rregull me ligin ta  rishpallim konkursin, fillimisht ta rregullojmë ligjin”.

Përderisa deputeti VV-së, Rexhepi Selimi, tha se nuk është hera e parë që dështon ky konkurs, prandaj edhe ligji duhet të ndryshohet në procedurë të përshpejtuar.

“…të fillojmë më plotësim ndryshim të ligjit. Ndryshimi të bëhet me procedura të përshpejtuar, kam marrë dakordimin e shefave të grupeve që të shkohet me procedurë të shpejtë”.

“Nuk është hera e parë që dështon ky konkurs, tri legjislatura kemi dështuar ta zgjedhim, kemi humbur donacion nga BE-ja dhe kemi humbur përkrahjen e ambasadës Britanike”.

Sipas kryetares së komisionit, nëse shkohet me procedura të përshpejtuara nuk vonohet votimi i ndryshimeve të kërkuar, raporton EO.  

“…çështja paralel nuk bën, konkursi kur rishpallet. 2 milionë euro nuk e di a janë humbur përfundimisht,  nëse shkojmë në procedurë të përshpejtuara, nuk vonohet edhe konkursi”.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme