Numër i madh i të vdekurve në aksidente, siguria rrugore mbetet sfidë globale

Prishtinë | 25 Jan 2019 | 10:04 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kolegji “Tempulli”, AMRKS, Instituti i Sigurisë Rrugore dhe Hulumtimeve në Transport, Forumi i Kosovës për Siguri në Rrugë me mbështetjen nga Ministria e Infrastrukturës kanë organizuar Konferencën e 6-të Ndërkombëtare “Inspektimi, Auditimi dhe Rëndësia e Sistemeve Inteligjente në Transport”, raporton Ekonomia Online.

Muhamet Krasniqi, drejtor i Kolegjit të Shkencave të Aplikuara Teknike “Tempulli”, tha se mbetën të shqetësuar nga numri i madh i aksidenteve që po ndodhin në vend.

“Viti që lamë pas kishte një situatë të rënduar sa i përket të lënduarve e cila fatkeqësisht kishte 128 të vdekur si pasojë e aksidenteve në rrugë. Edhe këtë fillim vit nuk filluam mbarë sepse kishim aksidente ku humben jetën disa qytetarë të Kosovës dhe pjesa dërmuese e tyre të rinj, në moshën më produktive për vetën dhe shoqërinë. Për çudi këto aksidente kalojnë ende nuk jepen informacione të hollësishme lidhur me shkaktarët e këtyre aksidenteve dhe rrethanat në të cilët janë shkaktuar, thjesht shtojnë numrin e statistikave. Nisur nga kjo gjendje vazhdoj të jem i shqetësuar me nivelin e njohurive dhe shkathtësive teknike në ngasje sidomos tek shoferët fillestarë të cilët janë shkaktarët më të shumtë të këtyre aksidenteve”, tha ai, raporton EO.

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit (MIT), Pal Lekaj, tha se siguria rrugore është sfidë globale.

“Ne në Kosovë vitin e kaluar kishim një përmirësim të lehtë të numrit të aksidenteve, por vazhdojmë të jemi të shqetësuar. Unë vitin e kaluar e kam shpallur vit të sigurisë. Gjatë vitit të kaluar kemi arritur të rifunksionalizojmë Këshillin e Sigurisë Rrugore. Njësiti i task forcës qe u themelua vitin e kaluar ka nxjerr një raport të dobishëm për siguri më të madhe. Ne kemi arritur që gjatë periudhës së dimrit që të gjitha rrugët të jenë të pastra”, tha ai, raporton EO.

Drejtori i Këshillit të Sigurisë se Trafikut në Ministrinë e Infrastrukturës, Fejzullah Mustafa ka prezantuar të dhëna nga vota për numrin e të vdekurve dhe të lënduarve në aksidente.

“Disa nga faktet e marra nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, çdo ditë në botë vdesin rreth 1.3 milion njerëz dhe lëndohen rreth 50 milion njerëz. Aksidentet me fatalitet ndodhin në vendet ku ka njerëz me të ardhura të vogla ose të mesme. Duke pas parasysh që njeriu kontrollon automjetin, njeriu është komponent kryesor në aksidente. Në Kosovë, të rinjtë janë ata të cilët bëjnë aksidente fatale. Në vitin 2018 është një element shqetësues që personat që gjenden në automjet janë ata që vdesin me shumë”, tha ai.

Të ngjashme