Nxënësi 6 vjeçar gjuan me armë mësuesen në Virgjinia

Prishtinë | 07 Jan 2023 | 09:48 | Nga Ekonomia Online

Një djalë 6 vjeçar është burgosur nga policia pasi ka gjuajtur me armë mësuesen e tij në Virgjinia të SHBA-ve, thonë zyrtarët.

Sulmi ndodhi në shkolllën fillore Richneck në qytetin Newport News, thotë zyrtari policor, Steve Drew.

Mbetet e paqartë se si djaloshi kishte gjetur armën, por ky incicdent sipas oficerit nuk ishte ‘aksidental’, shkruan BBC.

Por, mësuesja ka mbetur me plagë të mëdha dhe u dërgua në spitalin lokal. Ky incident ndodhi në një klasë të parë pas një mospajtimi mes nxënësit dhe mësueses.

Zyrtarët thonë se shkolla ka mjete kontrolluese të detektimit të metalit dhe nxënësit nuk kontrolloheshin rregullisht.

Policia refuzoi të tregojë llojin e armës të përdorur në këtë incident, por për ta ishte shqetësuese se si një nxënës i klasës së parë kishte përdorër armën.

Të ngjashme