Ekonomia Online
FUNDIT

Nxënësi rrah brutalisht mësuesen në Florida

Nxënësi rrah brutalisht mësuesen në Florida

Një video shqetësuese tregon një nxënës nga Florida duke rrahur një punonjëse brenda një shkolle pasi ajo i konfiskoi pajisjen e video-lojërave “Nintendo Switch”. Nxënësi 17-vjeçar mund të shihet duke vrapuar drejt mësueses, e cila kthehet dhe e dallon sulmuesin para se ai ta shtyjë në dysheme. Nxënësi më pas e godet vazhdimisht me grushte […]

Një video shqetësuese tregon një nxënës nga Florida duke rrahur një punonjëse brenda një shkolle pasi ajo i konfiskoi pajisjen e video-lojërave “Nintendo Switch”.

Nxënësi 17-vjeçar mund të shihet duke vrapuar drejt mësueses, e cila kthehet dhe e dallon sulmuesin para se ai ta shtyjë në dysheme.

Nxënësi më pas e godet vazhdimisht me grushte e shkelma brenda shkollës së mesme “Matanzas” në Palm Coast, raporton nypost.

Disa punonjës të tjerë që ishin dëshmitarë të sulmit brutal erdhën me vrap dhe e larguan djalin nga mësuesja, e cila u dërgua me urgjencë në një spital lokal. Ajo pritet të shërohet nga plagët e marra.

“Siguria dhe mbrojtja e nxënësve dhe stafit tonë është e një rëndësie të madhe për ne. Do të vazhdojmë të bashkëpunojmë plotësisht me autoritetet lokale si pjesë e këtij hetimi”, thonë zyrtarët e Shkollës së Qarkut Volusia.

Ndryshe, adoleshenti iu është dorëzuar Departamentit të Drejtësisë për të Mitur dhe është akuzuar për dhunim fizik.

Të ngjashme