OBSh-ja: Vdekjet nga malaria në Afrikë mund të dyfishohen

Prishtinë | 25 Pri 2020 | 11:08 | Nga Ekonomia Online

Moeti tha se dëmtimi i zinxhirit furnizues dhe shpërndarës nga koronavirusi i ri (COVID-19) do të ndikojë negativisht në luftën kundër malaries dhe do të dyfishojë vdekjet.

Drejtoresha rajonale e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për Afrikën, dr. Matshidiso Moeti tha se dëmtimi i zinxhirit furnizues dhe shpërndarës nga koronavirusi i ri (COVID-19) do të ndikojë negativisht në luftën kundër malaries dhe do të dyfishojë vdekjet, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një mbledhje informuese për mediat, Moeti u bëri thirrje të gjitha vendeve të vazhdojnë punimet e tyre për parandalimin e malaries.

“Analizat e fundit tregojnë se do të dyfishohen vdekjet e lidhura me malarien në Afrikën sub-sahariane, në rast se ndalon rrjeti për shpërndarjen e ‘perdeve mbi shtrat për pengimin e mushkonjave‘ dhe nëse bie menaxhimi i rasteve”, deklaroi Moeti e cila shtoi se kjo do të jetë niveli më i lartë i vërejtur në rajon që nga viti 2000.

Javën e kaluar Moeti tha se ndërprerja e mbështetjes financiare e SHBA-së për organizatën do të ndikonte në luftën kundër sëmundjeve të tilla si poliomeliti, malaria dhe SIDA në kontinentitn e Afrikës.

Sipas të dhënave të OBSH-së, në vitin 2018 në Afrikë nga malaria kanë vdekur rreth 360 mijë persona.

Të ngjashme