Organizohet eventi i degustimit “Cakërrojmë Gotat”, Peci mbledh gastronomet, hotelierët dhe verëtarët në Shtëpinë e Verës

Prishtinë | 25 Maj 2024 | 14:29 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Faton Peci në takimin e organizuar në shënim të 25 Majit – Ditës së Verës në Rahovec, ka thënë se është veprim patriotik prezenca e më së paku një varieteti të verës vendore në kafiteri e hotelet vendore, raporton Ekonomia Online.

Kjo sipas tij kontribuon në hallkën e zhvillimit ekonomik.

“Kam iniciuar ketë takim në këtë format të gjerë, me qëllimin që përpos marrjes se informacionit nga dora e parë rreth sfidave dhe mundësive për hartim të politikave të duhura zhvillimore, edhe të krijojmë ura bashkëpunimi ndersektoriale që zinxhiri ekonomik të plotësohet brenda prodhuesve, përpunuesve dhe afaristëve vendorë”, deklaroi Peci në takimin e organizuar në shënim të 25 Majit, Ditës së Verës në Rahovec.

“Është veprim patriotik prezenca e më së paku një varieteti të verës vendor sepse vetëm kështu i kontribuojmë hallkës së zhvillimit ekonomik”, tha Peci.

Ruzhdi Haxhijaha, udhëheq i shoqatës së verëtarëve të Kosovës, tha se janë munduar ta ngrisin kapacitetin e cilësisë, kryesisht përpunuese.

“Komuna e Rahovecit bashkë me rrethinë është një regjion i cili shquhet me cilësinë dhe përpunimin e rrushit, ku gjatë gjithë periudhës që jemi munduar të ngrisim kapacitetet e cilësisë, njëkohësisht përpunuese, ku falënderoj ministrin Faton Peci për këtë mandat që ka dhënë një kontribut të madh për me arrit ne deri këtu. Në subvencione, në ngritjen e kapaciteteve, për rritjen e cilësisë e kështu më radhë”, theksoi ai.

Të ngjashme