Pacolli i quan “viktima” ministrat e larguar, paralajmëron anëtarësim në Interpol

Prishtinë | 27 Tet 2018 | 14:23 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, i ka quajtur “viktima” dy ministrat e shkarkuar që vijnë nga partia e tij, raporton Ekonomia Online.

Pacolli në hapjen zyrtare të procesit të brendshëm zgjedhor të partisë që drejton ka falënderuar për punën e tij ish-ministrin e brendshëm nga AKR, Flamur Sefaj,  i cili u shkarkua nga kryeministri Ramush Haradinaj pas skandalit me deportimin e 6 shtetasve turq.

Por, Pacolli e ka quajtur largimin e tij si dorëheqje e jo shkarkim, duke shtuar se partia e sakrifikoi jo pse ai bëri ndonjë gabim, por se ishte viktimë e ngjarjes.

Sipas Pacollit, viktimë ishte edhe Bejtush Gashi nga partia e tij, i cili u largua para disa ditësh nga pozita e ministrit të Brendshëm.

“AKR e sakrifikoi atë jo për arsye të AKR apo për gabimet e tij por ishte viktimë e asaj që ndodhi. Me dorëheqjen e tij u arsyetua krejt vendi se ai e mori fajin në tërësi. Kërkoj që z.Sefaj ta di që ai ka mbetur në zemrat tona, do të jetë gjithmonë miku ynë”.

“Nuk jam njëri i kushtëzimeve por ne e dimë për çka jemi duke paguar, s’ka asnjë arsye të demoralizohemi”.

Zëvendëskryeministri Pacolli tha se përballen me shumë sfida, por shtoi se ato vetëm sa i motivojnë për të mos u ndalur së punuari për vendin, raporton EO.

“Caqet ambicioze veç janë duke ardhur, sukseset e Qeverisë janë konkrete. Kemi afirmimin ndërkombëtar të Kosovë, transformimin e FSK-së në ushtri, përmbylljen e procesit të liberalizimit dhe Interpolit”.

Pacolli ka thënë se janë duke vazhduar të punojnë dhe se rezultatet do të shihen shpejt. Sipas tij, kompromisi dhe bashkëpunimi janë shtylla kryesore për të sjellë suksese.

“S’është e vërtetë që s’kemi pasur njohje, kemi pasur dy njohje. Ne s’kemi marrë asnjë note verbale prej askujt”.

Pacolli ka kërkuar që procesi i brendshëm zgjedhor të jetë transparent dhe i suksesshëm.

Me këtë proces Aleanca Kosova e Re do t’i zgjedh organet e reja drejtuese të partisë duke punuar gjithashtu edhe në shtrirjen dhe zgjerimin e saj të mëtutjeshëm, me ardhjen e një numri të madh të anëtarëve të rinj.

Për organizimin e zgjedhjeve të brendshme në AKR, më tej do të përcaktohet puna, funksionimi, komisionet përkatëse si dhe çështjet tjera me rëndësi, për procesin e zgjedhjeve të brendshme dhe organizimin e Kuvendit Qendror të partisë si dhe Kuvendet e Degëve dhe të Nëndegëve.

EkonomiaOnline

DREJTPËRDREJT – Aleanca Kosova e Re (AKR) shpall zyrtarisht procesin e brendshëm zgjedhor. Merr pjesë edhe kryetari i kësaj partie Behgjet Pacolli

Posted by EkonomiaOnline on Saturday, October 27, 2018

LEXONI EDHE:

http://cs13.temp.domains/~ekonomia/politike/bahtiri-thaci-ta-harroje-ndarjen-e-kosoves-mitrovica-sdo-te-perkulet-para-nje-njeriu/

Të ngjashme