Pamje nga momenti i shpërthimit të qendrës tregtare në Kiev

Prishtinë | 21 Mar 2022 | 11:11 | Nga Ekonomia Online

Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës ka publikuar pamje të momentit kur një qendër tregtare është goditur nga granatimet ruse të dielën mbrëma në Kiev.

Videoja e publikuar të hënën tregon momentin kur kjo qendër u bombardua, me ç’rast la të vdekur së tetë persona, raporton The Sun.

Përveç kësaj qendre tregtare, nga ky shpërthim u goditën edhe një numër objektesh në lagjen Podiskyi të kryeqytetit ukrainas.

Zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po përpiqen të shpëtojnë njerëzit e bllokuar nën rrënoja.

Ende nuk ka shifra zyrtare për personat e lënduar nga ky shpërthim.

Të ngjashme