Pamjet e aksidentit të rëndë mes dy kamionëve, shqiptari humb jetën në vend

Prishtinë | 25 Nën 2019 | 15:53 | Nga Ekonomia Online

Një përplasje e rëndë mes dy kamionëve i ka marrë jetën dy shoferëve në aksin rrugor Ascoli- Mare në Italinë fqinje.

Media italiane njoftoi se 48 vjeçari shqiptar Agron Bakaj humbi jetën në vend, ndërsa shoferi tjetër, 39 vjeçari Angelo Lucini ndërroi jetë teksa po transportohej drejt spitalit.

Agron Bakaj jetonte prej vitesh në San Benedetto del Tronto, aty ku dhe punonte. Policia ka nisur hetimet për të zbuluar shkakun, sesi ndodhi aksidenti tragjik./Express

Të ngjashme