Papa bën thirrje për një zgjidhje diplomatike të luftës në Ukrainë

Prishtinë | 25 Shk 2024 | 14:52 | Nga Ekonomia Online

Papa Françesku ka bërë thirrje për një zgjidhje diplomatike të luftës në Ukrainë që do të çonte në një “paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”.

“Kaq shumë viktima, të plagosur, shkatërrime, ankth dhe lot në një periudhë që po bëhet tmerrësisht e gjatë dhe që nuk i duket fundi. Është një luftë që jo vetëm që shkatërron atë rajon, por gjithashtu lëshon valë globale të urrejtjes dhe frikës”, tha ai gjatë mesazhit të tij të përjavshëm Angelus.

“Unë kërkoj që të gjendet ajo pak njerëzim për të krijuar kushtet për një zgjidhje diplomatike në kërkim të një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme”, ka thënë Papa, shkruan Skynews.

Të ngjashme