Ekonomia Online
FUNDIT

Paralizohet nga koka tek këmbët pas përdorimit të kokainës

Paralizohet nga koka tek këmbët pas përdorimit të kokainës

Një grua 51 vjeçare është bërë “e burgosur në trupin e saj” dhe ka mundësi të komunikojë vetëm me sy, pasi kishte përdorur kokainë. Pacientja e paidentifikuar, nga Maryland, pësoi një goditje të rrallë, por shkatërruese, të trurit, e cila e paralizoi atë nga koka tek këmbët. Ajo u diagnostikua me sindromën e mbyllur, domethënë mund […]

Një grua 51 vjeçare është bërë “e burgosur në trupin e saj” dhe ka mundësi të komunikojë vetëm me sy, pasi kishte përdorur kokainë.

Pacientja e paidentifikuar, nga Maryland, pësoi një goditje të rrallë, por shkatërruese, të trurit, e cila e paralizoi atë nga koka tek këmbët.

Ajo u diagnostikua me sindromën e mbyllur, domethënë mund të mendojë, të shohë dhe të ndjejë, por nuk mund të hajë, të flasë ose të lëvizë muskujt larg syve të saj.

Gruaja në fjalë u dërgua në spital në shkurt të vitit 2015 nga i dashuri i saj, pasi kishte bërë veprime të çrregullta dhe nuk mund t’i bënte bashkë fjalët. Testet e gjakut zbuluan se ajo kishte vlera të larta të kokainës në trup dhe se kishte përdorur opioidë më herët gjatë ditës. Por, rrahjet e saj të zemrës, presioni i gjakut dhe temperatura e trupit ishin relativisht normale për moshën dhe peshën e saj.

Ajo u qetësua dhe u mbajt në spital, por kur u zgjua shëndeti filloi t’i përkeqësohej. Tre ditë pas pranimit, ajo u përpoq të mblidhte forcën për të lëvizur gjymtyrët e saj, ndërsa ditën e katërt, ajo ofronte përgjigje minimale dhe ishte në gjendje të komunikonte vetëm me lëvizjet vertikale të syve.

Një skanim CT zbuloi se gjaku nuk rridhte më nëpër arteriet e saj bazilare në tru, e cila ndihmon që gjaku të pompojë rreth trupit.

Ekipi i mjekëve nga Shkolla e Mjekësisë e Universitetit të Maryland beson se ajo kishte një goditje të vonuar të shkaktuar katër ditë pas përdorimit të kokainës – rasti i parë i këtij lloji i njohur për letërsinë shkencore.

Megjithëse përdorimi i kokainës është një faktor kontribues i dokumentuar mirë në goditje, vetëm një pjesë e vogël kanë çuar në paralizë të plotë të trupit.

Shkencëtarët vlerësojnë se më pak se një përqind e njerëzve që kanë një goditje në tru zhvillojnë sindromën e mbyllur.

Të ngjashme