Parandalohet një rast kontrabande në Viti, gjenden Iphone e gjësende të ndryshme

Prishtinë | 21 Sht 2022 | 16:10 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës, ka njoftuar se ka parandaluar një rast të kontrabandës me mallra në Viti.

Përmes komunikatës për media PK-ja, ka treguar se kanë ndaluar një automjet pa tabela të ngarkuar me mall të kontrabanduar, ku mes tjerash kanë gjetur mall si tekstil, pjesë të automjeteve dhe pjesë të ndryshëm dekorative.


Po ashtu është njoftuar se automjetin e ngiste i dyshuari I.S, 35 vjeçar mashkull kosovar.

“Pasi është pranuar informatë se nga fshati Debelldeh i Vitisë, lëvizin disa automjete, dyshohet të ngarkuara me mallra të kontrabanduar, njësitet policore të angazhuara në përgjigjeje të këtij rasti, në fshatin Kabash, në hyrje të shtëpisë së të dyshuarit, është arritur të ndalohet automjeti pa tabela i ngarkuar me mall të kontrabanduar të cilin e ngiste i dyshuari I.S., (35 vjeçar, mashkull kosovar).

Gjatë kontrollit, në automjet kishte të ngarkuar: tekstil, klima, pjesë të automjeteve, pjesë të ndryshme dekorative për automjete dhe shtëpi, medikamente natyrale, lëndë e parë për shisha, fletore dhe libra të ndryshme, telefona Iphone 13 etj., të cilat ishin të kontrabanduar nga Republika e Maqedonisë Veriore”, thuhet ndër tjerash në komunikatë.

Të ngjashme