Parlamenti armen do të votojë për kryeministrin e ri më 1 maj

Prishtinë | 26 Pri 2018 | 14:42 | Nga

Deputetët armenë më 1 maj do të votojnë për kryeministrin e ri të vendit, pasi Serzh Sarkisian dha dorëheqje nga ky post.

Kryetari i Parlamentit, Ara Babloian ka njoftuar për këtë seancë të posaçme parlamentare, teksa partia në pushtet, Partia Republikane është vënë nën presion, që në këtë post të vihet lideri opozitar, Nikol Pashinian.

Më 25 prill, blloku opozitar në Armeni, ka njoftuar se do ta nominojë edhe zyrtarisht Nikol Pashinian për postin e kryeministrit. Por, atij i duhet të krijojë aleanca në Parlament, me qëllim që të marrë votat e nevojshme për t’u zgjedhur kryeministër i Armenisë.

Pashinian udhëhoqi protestat 11-ditore, për të kundërshtuar zgjedhjen e Serzh Sarkisian në postin e kryeministrit. Sarkisian, ka shërbyer për 10 vjet si president i Armenisë.

Si pasojë e presionit të qytetarëve, Sarkisian dha dorëheqje.

Tani, Pashinain dëshiron të zgjidhet kryeministër dhe të udhëheq një Qeveri kalimtare, derisa të mbahen zgjedhjet parlamentare

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme