Pas evakuimit të pjesshëm, Rusia ka rinisur bombardimet në fabrikën në Mariupol

Prishtinë | 02 Maj 2022 | 07:42 | Nga Ekonomia Online

Fabrika e çelikut Azovstal që gjendet në Mariupol, sërish është bombarduar nga forcat ruse, ka thënë një ushtar ukrainas.

Siç raporton CNN, kjo ndodhi pas një periudhe të rrallë të qetësisë, ku janë evakuuar afro 100 persona.

Komandanti i brigadës së Gardës Kombëtare të Ukrainës, Denys Shlega, tha të dielën në një intervistë televizive se bombardimet filluan sapo ekuipazhet e shpëtimit ndaluan evakuimin e civilëve në fabrikën e çelikut Azovstal.

Ai tha se dhjetëra fëmijë të vegjël mbeten në bunkerë poshtë objekteve industriale.

Të ngjashme