Pas Kosovës, këshilltarët e Merkelit shkojnë në Serbi

Prishtinë | 11 Mar 2019 | 11:02 | Nga Ekonomia Online

Jan Hecker, këshilltari më i rëndësishëm i politikës së jashtme të kancelares gjermane, Angela Merkel dhe këshilltarja e saj ballkanike Matthias Leuttenberg, do të  shkojnë sot në Serbi pas vizitës që do ta zhvillojnë në Kosovë.

Gazeta beogradase “Blic” duke iu referuar burimeve diplomatike, shkruan se ata të dy do të shkojnë në Beograd pas vizitës në Prishtinë dhe sonte ose nesër do të kenë një takim me Presidentin serb Aleksandar Vuçiq me qëllim që të përpiqen të ulin tensionet midis Beogradit dhe Prishtinës, transmeton Klan Kosova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme