Pas sulmit me raketë, Gjermania ofron pajisje për mbrojtjen ajrore në Poloni

Prishtinë | 21 Nën 2022 | 15:21 | Nga Ekonomia Online

Ministri gjerman i mbrojtjes tha se Gjermania ofron vendosjen e sistemeve raketore kundërajrore në Poloni pas shpërthimit që la pas dy viktima dhe katër të plagosur.

“Ne kemi ofruar të mbështesim Poloninë me sigurimin e hapësirës së saj ajrore me sistemet tona të mbrojtjes ajrore Eurofighter”, tha ministrja e Mbrojtjes Christine Lambrecht.

Ndërsa Varshava dhe NATO kanë thënë se shpërthimi ka të ngjarë të jetë shkaktuar nga sistemi i mbrojtjes ajrore të Ukrainës, ata theksuar se faji kryesor ishte i Rusisë që nisi konfliktin.

Ministri polak i Mbrojtjes Mariusz Blaszczak tha në Twitter: “Pranova me kënaqësi propozimin e ministrit gjerman të Mbrojtjes në lidhje me vendosjen e raketave shtesë në vendin tonë.

“Gjatë bisedës telefonike të sotme me palën gjermane, do të propozoj që sistemi të vendoset në kufirin me Ukrainën”, u shpreh ai.

Të ngjashme