Pas tre testeve pozitive për COVID-19, në të katërtin del negativ presidenti i Brazilit

Prishtinë | 25 Kor 2020 | 16:36 | Nga Ekonomia Online

Jair Bolsonaro ka njoftuar se ka dalë negativ në testin për coronavirus.

Presidenti brazilian pasi doli pozitiv për herë të tretë të mërkurën gjatë ditës së sotme ka treguar se është shëruar nga COVID-19.

“Mirëmëngjes të gjithëve”, shkroi Bolsonaro në llogarinë personale në Facebook duke treguar se rezultoi negativ, transmeton Telegrafi.

Numrat e testimit të 65-vjeçarit janë të diskutueshme pasi që asnjëherë nuk zbuloi se kur e bëri testin e fundit duke pretenduar se deri më tani ka kryer katër teste.

Bolsonaro në mënyrë të përsëritur ka ironizuar me pandeminë dhe distancën fizike, megjithëse Brazili u bë vendi i dytë pas SHBA-së me numrin më të madh të njerëzve të vdekur – 84 mijë.

Të ngjashme