PDK-ja në Klinë kërkon komision hetimor për projektet infrastrukturore

Prishtinë | 31 Maj 2019 | 12:27 | Nga Ekonomia Online

Punimet e realizuara në projektet rrugore nga vjeshta e kaluar e deri më tash, në lokalitete të ndryshme të Komunë së Klinës, sipas subjektit opozitar në këtë komunë PDK, janë kryer keq dhe sipas saj janë dështime infrastrukturore që po rëndojnë edhe buxhetin e Komunës, shkruan sot Koha Ditore.

Sipas këtij subjekti, përurimi i këtyre projekteve të realizuara është bërë me mburrje, sidomos asfaltimi i rrugëve në fshatrat Çabiq, Krushevë e Madhe, Stapanicë, Gremnik, Drenoc, në qytet… por këto rrugë sipas PDK-së janë prishur shpejt pas disa muajve.

“Asfalti në disa rrugë të kryera para gjashtë muajve nuk zgjati shumë prej punimeve të këqija. Rrugët janë në gjendje të keqe, edhe pse në disa prej tyre ka pasur disa ndërhyrje, por gjendja është e keqe. Në mungesë të aplikimit të normativave të duhura në asfaltimin e rrugëve në fshatra, barishtet po e mbulojnë asfaltin e ri. Kështu do të vazhdojë edhe më tutje derisa të marrë masa dikush dhe këto masa duhet t’i ndërmarrë kryetari për këto punime, që teknikisht po pranohen”, thotë Enver Berisha, shef i grupit të këshilltarëve të PDK-së në Kuvendin Komunal të Klinës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme