Peci viziton fermën e pulave “Doris”, përfituese e grantit në vlerë prej 100.000 € nga MBPZhR-ja

Prishtinë | 24 Qer 2023 | 10:08 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka vizituar sot në mëngjes fermën e pulave të familjes Jahiri në Slivovë të Ferizajt, përfituese e grantit në vlerë prej 100.000 €, përmes Programit për Zhvillim Rural 2022.

“Mirëmëngjes nga fshati Slivovë i Komunës së Ferizajt! Dita e mirë shihet te Ferma e Pulave Doris Sh.p.k, përfituese e grantit në vlerë prej 100.000,00€, investim i MPBZHR-së përmes Programit për Zhvillim Rural 2022”, ka shkruar ai ne facebook.

Peci ka thëne se si ministri mbeten te përkushtuar drejt mbështetjes së prodhimit dhe zhvillimit me standardet më të larta të cilësisë.

“Që nga viti 2019, familja Jahiri me vetëfinancim dhe kontribut nga mjetet financiare të familjes ka themeluar fermën “Doris” duke startuar fillimisht me 5000 pula vojse”.

“Edhe pse ka aplikuar përgjatë viteve për përkrahje të projektit të saj, në vitin 2022 mbështetet përmes granteve për herë të parë”, ka shkruar kreu i MBPZHR-së, në faqen e tij në Facebook.

“Përveç se përmes granteve, nën-sektorin e pulave vojse e kemi përkrahur edhe përmes subvencioneve”.

“Do vazhdojmë ta shpalosim çdo investim në sektorin e bujqësisë, duke qenë transparent e llogaridhënës ndaj parasë publike”.

Doris SH.P.K nga mbështetja e Programit për Zhvillim Rural 2023 ka arritur që ta ndërtojë fermën e re Ferma e re moderne, ku duke filluar nga ushqimi, uji, sistemi për freskimin e ajrit, sistemi për largimin e plehut, e deri tek sistemi për grumbullimin e vezëve, këto veprime të kryhen në mënyrë automatike.

“Përkushtim, zhvillim e jetësim! Nga shteti, për fermerin!”, ka theksuar Peci.

Të ngjashme