Pejë: Arrestohet kultivuesi i kanabisit

Prishtinë | 13 Nën 2018 | 12:51 | Nga Ekonomia Online

Në orët e pasdites së të hënës, në rrugën“Ahmet Gjikolli” në Pejë është arrestuar një person i dyshuar, pasi siç raporton policia, gjatë kontrollimit të shtëpisë së tij i janë gjetur të mbjellë katër bimë të dyshuara narkotike të llojit kanabis sativa, një shishe me lëng që dyshohet të jetë metadon, 46 fara të llojit kanabis sativa dhe dy fishekë të armës së zjarrit.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari u dërgua në qendrën e mbajtjes.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme