Për 24 orë, 83 aktakuza kundër 115 personave

Prishtinë | 26 Qer 2020 | 12:16 | Nga Ekonomia Online

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur tetëdhjetetri (83) aktakuza kundër njëqindepesëmbëdhjetë (115) personave për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për 48 orë, nëntë (9) persona të dyshuar si dhe janë bërë  tri (3) kërkesa për caktimin e paraburgimit të tre (3) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person të dyshuar, si dhe ka ngritur tridhjetekatër (34) aktakuza kundër dyzetetre (43) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi të pandehur  dhe ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar dhe ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar një (1) person të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka ngritur dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar dhe ka ngritur shtatë (7)  aktakuza kundër tetë (8) personave për vepra të ndryshme penale.

Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person dhe ka ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër tridhjetetre (33) personave për vepra të ndryshme penale.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë Prokuroria Speciale Prishtinë Prizren Pejë Gjilan Gjakovë Mitrovicë Ferizaj Total:
Aktakuzat personat / 34-43 10-11 2-2 2-2 7-8 16-16 12-33 83-115
Ndalimet / 3 1 3 1 1 / / 9
Paraburgimet: kërkesat – personat / 1-1 1-1 / / / 1-1 / 3-3
Bastisjet / / / / / / / / /
Sekuestrimet / / / / / / / / /
  1. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

               ///////

  • Prokuroria Themelore Prishtinë:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Mashtrimi” dhe një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur tridhjetekatër (34) aktakuza kundër dyzetetre (43) personave për vepra të ndryshme penale.

Shatë (7) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;

Tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave, për veprën penale “Vjedhja”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vetëgjyqësia”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Mashtrimi”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”;

Tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”;

Dy (2) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Kanosja”;

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lajmërimi apo kallëzimi i rremë”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale  “Zbulimi i fshehtësisë zyrtare”;

Një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave, për veprën penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprat penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

  • Prokuroria Themelore Prizren:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar për 48 orë një (1) person të dyshuar për shkak dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” sipas nenit 248 tëKPRK-së.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar një kërkesë për caktimin e masës paraburgimit ndaj një përsoni për shkak dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” sipas nenit 248 tëKPRK-së

Aktakuzat:

 Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur këto aktakuza:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 i KPRK-së,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Bashkësia jashtëmartesore me personin nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet” nga neni 240 i KPRK-së,

Tre (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve” nga neni 314 i KPRK-së,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare” nga neni 140 i KPRK-së,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja” nga neni 181 i KPRK-së,

Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personve për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” nga neni 185 i KPRK-së.

  • Prokuroria Themelore Pejë:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Një (1) i dyshuar është ndaluar për veprën penale “Vjedhje Pylli”, dy  (2) të dyshuar janë  ndaluar për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.  Me aktvendim të prokurorit të shtetit të dyshuarit janë dërguar në ndalim 48 orësh.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi vepra penale “Mosveprimi sipas dispozitave gjatë pandemisë”,
Një(1) aktakuzë kundër një (1)  personi për veprën penale “Ndërtim pa leje”.

  • Prokuroria Themelore Gjilan:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar një (1) person të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh, me dyshimin se ka kryer veprat penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’ dhe ‘’Dhuna në familje’’.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’ dhe

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Rrezikim i trafikut publik’’.

  • Prokuroria Themelore në Gjakovë:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë- Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ” Dhuna në familje” ” nga neni 248 të KPRK-së.

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit  në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ngritur shtatë (7) aktakuza kundër tetë (8) personave për këto vepra penale

Katër (4) aktakuza, kundër katër (4) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”  nga neni 314 par.6 lidhur me par.1 të KPRK-së,

Një (1) aktakuzë, kundër dy (2) personave për veprën penale “Dëmtimi i të drejtave pronësore të personit tjetër” nga neni 332 par.1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së,

Dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e pyllit” nga neni 349 par.1 të KPRK-së.

  • Prokuroria Themelore në Mitrovicë:

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, për shkak të veprës penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare“.

Aktakuzat:

Departamenti i Krimeve të Rënda i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Armëmbajtje pa leje“.

Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave, për vepra të ndryshme penale.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor“;

Tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve“;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhje pylli“;

Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Dhunë në familje“;

Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Mosveprimi sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë“;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë“.

  • Prokuroria Themelore në Ferizaj:

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër tridhjetetre (33) personave për këto vepra penale

Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve”,

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Një (1) aktakuzë kundër njëzet (20) personave për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Kanosje”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”.

Të ngjashme