Për 24 orë u ngritën 76 aktakuza kundër 93 personave

Prishtinë | 27 Dhj 2019 | 12:12 | Nga Ekonomia Online

Prokurori i Shtetit, ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit, janë
ngritur shtatëdhjetegjashtë (76) aktakuza, kundër nëntëdhjetetre (93) personave, janë
ndaluar trembëdhjetë (13) persona të dyshuar, si dhe janë paraqitur dy (2) kërkesa për
caktimin e masës së paraburgimit, ndaj tre (3) personave të dyshuar.
Gjithashtu është paraqitur një (1) kërkesë për bastisje me lokacion në Prishtinë, si rezultat
i së cilës janë sekuestruar:

  • Katërmbëdhjetë (14) gr substancë narkotikë, e llojit ‘’Marihuanë’’,
  • Një peshore digjitale, si dhe
  • Qese për ‘’Marihuanë’’.
    Po ashtu, është paraqitur edhe një kërkesë për sekuestrim të:
  • Një veture VW Passat tip 351, dhe
  • Një veture Mercedes Vano, për shkak të dyshimit të veprës penale “Falsifikim i
    dokumenteve“.
    Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar katër (4) persona
    të dyshuar, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për tre (3)
    persona të dyshuar, si dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër nëntë (9) personave për
    vepra të ndryshme penale.
    Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të
    Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për bastisje me lokacion në Prishtinë, me ç’rast nga
    kjo bastisje janë sekuestruar, katërmbëdhjetë (14) gr substancë narkotike e llojit
    marihuanë, një peshore digjitale, si dhe qese për marihuanë.
    Po ashtu, prokurori i Departamentit të Krimeve të Rënda, të kësaj prokurorie, ka lëshuar
    një urdhëresë për autopsi, për trupin e pajetë, në Prishtinë.
    Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka
    ndaluar për 48 orë dy (2) persona të dyshuar për veprën penale “Dhuna në familje”.

Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur shtatë (7) aktakuza kundër tetë (8) peronave për
vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Prokuroria Themelore në Pejë, gjate 24 orëve te fundit, ka ndaluar një (1) person, ka bërë
një (1) kërkesë për sekuestrim për shkak të veprës penale “Falsifikim i dokumentave“.
Gjithashtu, Prokuroria Themelore e Pejës, ka ngritur shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza
kundër tetëmbëdhjetë (18) te pandehurve.
Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza,
kundër tetë (8) personave.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tri (3) aktakuza,
kundër tre (3) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur njëzetetri (23) aktakuza, kundër
njëzetetetë (28) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar dhe ka
ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave për vepra të
ndryshme penale.

  1. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës:
    /////////////
  2. Prokuroria Themelore Prishtinë:
    Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
    Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit,
    me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar për 48 orë, një (1) person, pasi që i njëjti
    dyshohet se ka kryer veprën penale “Vjedhja” , si dhe një (1) person me dyshimin se ka
    kryer veprën penale “Dhuna në familje”.
    Ndërsa, Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar
    dy (2) persona, me dyshimin se kanë kryer veprat penale “Grabitja”, “Vjedhja” dhe
    “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
    Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
    Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1)
    kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për veprën penale
    “Dhuna në familje”.
    Ndërsa, Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka
    paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona, për
    veprën penale “Grabitja”.
    Bastisjet:
    Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të
    Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për bastisje me lokacion në Prishtinë.
    Sekuestrimet e përkohshme:
    Gjatë kësaj bastisje të realizuar janë sekuestruar, katërmbëdhjetë (14) gr. substancë
    narkotike e llojit marihuanë, një peshore digjitale, si dhe qese për marihuanë.
    Aktakuzat:
    Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur tetë (8) aktakuza,
    kundër nëntë (9) personave për vepra të ndryshme penale.
    Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja”,
    Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll
    ose posedim të paautorizuar të armëve”,
    Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhuna në familje”,
    Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së
    huaj” dhe
    Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar
    gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”.

Raste tjera me interes për publikun:
Gjatë 24 orëve të fundit, është gjetur një trup i pajetë në Prishtinë. Prokurori kujdestar i
Departamentit të Krimeve të Rënda, të kësaj prokurorie, e ka cilësuar si “Vdekje e
dyshimtë”, derisa trupi i pajetë do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për
obduksion, sipas urdhëresës së prokurorisë.

  1. Prokuroria Themelore Prizren:
    Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
    Gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit kujdestar në Prokurorinë Themelore në
    Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, janë ndaluar për 48 orë dy (2) persona të dyshuar,
    njëri nga Prizreni dhe tjetri nga Suhareka, në dy raste të ndara, nën dyshimin e bazuar se
    kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.
    Aktakuzat:
    Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, janë ngritur shtatë (7)
    aktakuza kundër tetë (8) personave për vepra të ndryshme penale.
    Në Departamentin e Krimeve të Rënda janë ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2)
    personave për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e
    narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
    Ndërsa në Departamentin e Përgjithshëm janë ngritur këto aktakuza:
    Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”;
    Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”;
    Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i
    narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” dhe
    Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.
  2. Prokuroria Themelore Pejë:
    Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
    Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Peje, ka ndaluar një (1) person,
    për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”.

Sekuestrimet e përkohshme:
Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Peje, ka bërë një (1) kërkesë për
sekuestrim të një veture VW Passat tip 351, dhe një veture Mercedes Vano, për shkak të
veprës penale “ Falsifikim i dokumenteve“.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Pejë, ka ngritur shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza kundër
tetëmbëdhjetë (18) personave, për vepra te ndryshme penale.
Nga Departamenti i Krimeve te Renda është ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1)
personi për vepër penale “Grabitje”.
Nga Departamenti i Përgjithshëm janë ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza, kundër
shtatëmbëdhjetë (17)personave:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për vepër penale “Rrezikim i trafikut publik”,
Tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave për vepër penale “Kanosje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për vepër penale “Vjedhje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për vepër penale “Sulmi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për vepër penale “Mbajtja në pronësi, kontroll
ose posedim te paautorizuar te armeve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për vepër penale “Legalizimi i përmbajtës së
rreme”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për vepër penale “ Vetëgjyqësia” dhe
Shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave për vepër penale “Vjedhje e shërbimeve”.

  1. Prokuroria Themelore Gjilan:
    Aktakuzat:
    Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza, kundër tetë (8)
    personave, për këto vepra penale:
    Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Mundësimi ose detyrimi
    në prostitucion’’,
    Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Dhunimi’’,
    Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll
    ose posedim të paautorizuar të armëve’’,
    Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Mosekzekutimi i vendimeve
    gjyqësore’’,
    Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja’’ dhe
    Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kontrabandimi i mallrave’’.
  2. Prokuroria Themelore në Gjakovë:
    Aktakuzat:
    Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ngritur tri (3)
    aktakuza, kundër tre (3) personave për këto vepra penale:
    Departamenti i Krimeve të Rënda:
    Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja
    dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe
    Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mashtrimi”.
    Departamenti i Përgjithshëm:
    Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Legalizimi i përmbajtjes së
    rreme”, dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.
  3. Prokuroria Themelore në Mitrovicë:
    Aktakuzat:
    Departamenti i Krimeve të Rënda i Prokurorisë Themelore në Mitrovice, ka ngritur tri (3)
    aktakuza kundër tetë (8) personave:
    Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Trafikimi me njerëz’’,
    Një (1) aktakuzë kundër gjashtë (6) personave për veprën penale ‘’Dhënia ose marrja e
    ryshfetit lidhur me votimin’’ dhe ‘’Asgjësimi i dokumenteve te votimit’’ dhe
    Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Blerja, shitja ose posedimi i
    paautorizuar i substancave narkotike’’.
    Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur njëzet (20) aktakuza, kundër njëzet (20)
    personave:
    Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “‘’Mbajtja në pronësi, kontroll
    ose posedim të paautorizuar të armëve’’,
    Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Përdorimi i armës apo i
    mjetit të rrezikshëm”,
    Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shmangja nga pagesa e
    tarifave te detyrueshme doganore“,
    Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Deklarimi i rremë i pasurisë”,
    Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve”,
    Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dëmtimi apo asgjësimi i
    pasurisë”,
    Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Detyrimi”,
    Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedim i paautorizuar i
    narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shpërdormi i pasurisë së
huaj”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dëmtimi i instalimeve
publike”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shkaktim i rrezikut te
përgjithshëm”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikim i trafikut publik”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lajmërimi apo kallëzimi i
rremë” dhe
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Heqja apo dëmtimi i vulave
zyrtare ose i shenjave’’.

  1. Prokuroria Themelore në Ferizaj:
    Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit
    Departamenti Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar në kohëzgjatje
    prej 48 orësh, gjashtë (6) persona, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale
    “Lëndim i lehtë trupor”, sipas KPRK-së.
    Aktakuzat:
    Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza, kundër
    nëntëmbëdhjetë (18) personave.
    Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për
    veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve,
    substancave psikotrope ose analoge”,
    Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur këto aktakuza:
    Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve”,
    Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhje pylli”,
    Një (1) aktakuzë kundër gjashtë (6) personave për veprën penale “Organizimi i skemave
    piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”,
    Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhje”
    Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje e rëndë”,
    Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vetëgjyqësia”,
    Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”
    Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi” dhe
    Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja
    e instalimeve publike”.
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme