Përfundon votimi në Gjermani, rezultatet sipas exit pollit

Prishtinë | 26 Sht 2021 | 19:11 | Nga Ekonomia Online

Ka përfunduar procesi i votimit në Gjermani, ku sot janë mbajtur zgjedhjet e përgjithshme.

Qytetarët u janë drejtuar kutive të votimit dhe për herë të parë nuk kanë pasur mundësi të votojnë për Angela Merkel e cila do të tërhiqet nga politika pas 15 viteve si kancelare e Gjermanisë.

Një sondazh zakonisht i besueshëm nga ARD sugjeron që është një garë shumë e ngushtë midis CDU-së konservatore dhe SPD-së e qendrës së majtë se cila do të jetë partia më e madhe në parlamentin federal. Rezultatet e para zyrtare priten nga rreth orës 20:30.

Asnjëra parti duket se nuk do të marrë shumicën e nevojshme për të krijuar qeverinë dhe do të duhet që të ketë koalicione.

Këto janë rezultatet:

Të ngjashme