Ekonomia Online
FUNDIT

Përgjaken rrugët e Kosovës, aksidenti i tretë fatal brenda ditës

Përgjaken rrugët e Kosovës, aksidenti i tretë fatal brenda ditës

Si pasojë e lëndimeve të marra në një aksident komunikacioni ka vdekur një person rreth 28-vjeçar. Aksidenti ka ndodhur në fshatin Burojë të Skenderajt, prej nga vjen presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale e Mitrovicës. Zëdhënësi Avni Zahiti tregoi se aksidenti ka ndodhur rreth orës 19 :00. Përveç […]

Si pasojë e lëndimeve të marra në një aksident komunikacioni ka vdekur një person rreth 28-vjeçar.

Aksidenti ka ndodhur në fshatin Burojë të Skenderajt, prej nga vjen presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale e Mitrovicës.

Zëdhënësi Avni Zahiti tregoi se aksidenti ka ndodhur rreth orës 19 :00.

Përveç një personi që ka vdekur nga lëndimet e marra, edhe tre të tjerë janë lënduar.

SIpas Zahitit, dy prej tyre po kurohen në Spitalin rajonal të Mitrovicës, e njëri në QKUK.

Në këtë aksident janë të përfshira një veturë dhe një traktor.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.

Ky është aksidenti i tretë fatal vetëm sot. Në mbrëmje, një 5-vjeçare mbeti e vdekur ndërsa nëntë persona u lënduan në një aksident ku ishin të përfshira tri vetura në afërsi të Gjakovës. Kurse në mëngjes një 65-vjeçar u godit për vdekje nga një BMW në lagjen Dardania në Prishtinë.

Të ngjashme