Përgjysmohen viktimat në 24 orë në Itali

Prishtinë | 26 Pri 2020 | 18:41 | Nga Ekonomia Online

Në 24 orët e fundit në Itali janë shënuar vetëm 260 viktima, gati gjysma e atyre të një dite më parë kur kishte 415 të tillë. Kjo është shifra më e ulët që nga 15 marsi. Kanë rënë edhe rastet e reja të infektuara.

Të dielën pati vetëm 2 324 raste ndërsa të shtunën 2 357 të tillë. Rritje nga një ditë më parë shënuan të sëmurët +356 me një total 106 103 perosna.

Vijon trendi i lehtësimit të terapisë intensive ku janë 2 009 pacientë, 93 më pak se një ditë më parë. Italia ka tashmë 106 103 të prekur nga koronavirusi, 21 372 nuk kanë pasur simptoma.

Të ngjashme