Ekonomia Online
FUNDIT

Përplasi qëllimshëm aeroplanin në pyje për disa miliona shikime, Aviacioni Federal në Kaliforni ia ndalon fluturimin

Përplasi qëllimshëm aeroplanin në pyje për disa miliona shikime, Aviacioni Federal në Kaliforni ia ndalon fluturimin

Një YouTuber braktisi aeroplanin derisa po fluturonte dhe u hodh në parashutë – duke bërë një ulje të sigurtë dhe “detyroi” masën të besojnë se ishte një aksident i tmerrshëm. E tëra kjo është bërë për disa miliona shikime, kanë bërë të ditur nga Administrata e Avicacionit Federal. Bëhet fjalë për Trevor Jacob që publikoi […]

Një YouTuber braktisi aeroplanin derisa po fluturonte dhe u hodh në parashutë – duke bërë një ulje të sigurtë dhe “detyroi” masën të besojnë se ishte një aksident i tmerrshëm. E tëra kjo është bërë për disa miliona shikime, kanë bërë të ditur nga Administrata e Avicacionit Federal.

Bëhet fjalë për Trevor Jacob që publikoi në YouTube videon ku shihet sesi sfidon kinse vdekje – duke kërcyer nga aeroplani pak sekonda para se të përplasej në pyjet e Los Padres të Parkut Nacional në Kaliforni, transmeton Telegrafi.

Ai kishte bërë që helika e aeroplanit të mos punojë, derisa ishte duke fluturuar gjatë 24 nëntorit të vitit të kaluar.

E më 11 prill, Aviacioni Federal ia ndaloi Jacobit të fluturojë me aeroplan të vogël me një motor – kjo për shkak të neglizhencës dhe rrezikimin e jetës së tjerëve, shkruan New York Times.

Të ngjashme