Përsërit Vuçiqi: S’ka dialog pa heqjen e taksës

Prishtinë | 16 Shk 2019 | 11:06 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka zhvilluar një bisedë telefonike me përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Siguri e Politikë të Jashtme, Federica Mogherini.

Medie serbe njoftojnë se ai asaj i ka thënë se dialogu Serbi –Kosovë nuk mund të vazhdojë derisa të mos hiqen taksat e vëna ndaj mallrave të Serbisë.

Ai ka shtuar se Platforma e Kosovës për vazhdimin e dialogut në fakt është platformë kundër dialogut.

Sipas tij, hapat Kosovës nuk janë vetëm pengesë për vazhdimin e dialogut, por janë edhe kërcënim për paqe e stabilitet në rajon.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme