Pesë raste të dhunës ndaj grave për 24 orë, një person u lirua në procedurë të rregullt

Prishtinë | 26 Gus 2021 | 09:30 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në 24-orët e fundit disa persona janë arrestuar pasi kanë ushtruar dhunë ndaj familjarëve të tyre, saktësisht, ndaj bashkëshorteve.

Policia ka bërë të ditur se është arrestuar dje në Prishtinë një person, që dyshohet se me datë 21 të këtij muaji e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

“Prishtinë 21.08.2021 – 15:00. Më 25.08.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim të policisë.

Në Prishtinë, është arrestuar edhe një person tjetër që ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e saj.

Të ngjashme