Pilotët ukrainas po stërviten për avionët F-16, thotë Borrell

Prishtinë | 23 Maj 2023 | 14:30 | Nga Ekonomia Online

Kryediplomati evropian Josep Borrell ka thënë se pilotët ukrainas kanë filluar t’i nënshtrohen trajnimit për avionët luftarakë F-16 në disa vende të Bashkimit Evropian.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka kërkuar nga aleatët kësi lloj aeroplanësh ndërsa Kievi kërkon të përmirësojë mbrojtjen kundër sulmeve ajrore ruse, raporton CNN.

Duke folur gjatë rrugës së tij në një takim të ministrave të mbrojtjes të BE-së në Bruksel të martën, Borrell tha se trajnimi “do të marrë kohë, por sa më shpejt, aq më mirë”.

Borrelli tha se dera tani është e hapur për sigurimin e avionëve dhe ai pret një rezultat të ngjashëm me atë të dhurimit të tankeve Leopard 2, gjë që kaloi në një periudhë pasigurie, transmeton Klankosova.tv.

Në fillim të bisedimeve për dërgimin e tankeve Leopard 2 të prodhimit gjerman në Kiev, Borrell tha se shumë vende ishin “ngurruese”. Por “në fund”, shtoi ai, “vendimi vjen për të ofruar këtë mbështetje ushtarake sepse është absolutisht e nevojshme në mënyrë që Ukraina të vazhdojë të mbrohet”.

Të ngjashme