Ekonomia Online
FUNDIT

Piratët vrasin një dhe rrëmbejnë 15 pjesëtarë të anijes turke

Piratët vrasin një dhe rrëmbejnë 15 pjesëtarë të anijes turke

Piratët kanë sulmuar një anije mallrash turke në ujërat e Afrikës Perëndimore dhe kanë rrëmbyer 15 marinarë, ndërsa një e kanë vrarë, kanë thënë zyrtarët të dielën. Drejtoria Detare e Turqisë tha se ekuipazhi fillimisht e kishin mbyllur veten në një zonë të sigurt, por piratët hynë me forcë pas gjashtë orësh. Gjatë përplasjes mes […]

Piratët kanë sulmuar një anije mallrash turke në ujërat e Afrikës Perëndimore dhe kanë rrëmbyer 15 marinarë, ndërsa një e kanë vrarë, kanë thënë zyrtarët të dielën.

Drejtoria Detare e Turqisë tha se ekuipazhi fillimisht e kishin mbyllur veten në një zonë të sigurt, por piratët hynë me forcë pas gjashtë orësh. Gjatë përplasjes mes tyre, një anëtar i ekuipazhit vdiq.

Pasi rrëmbyen pjesëtarët e ekuipazhit, piratët u larguan nga anija në Gjirin e Guinesë me tre marinarë në bord, shkruan Anadolu, transmeton AP.

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka folur dy herë me oficerin i cili ka mbetur në anije. Presidenca turke përmes një postimi në Twitter ka lëshuar urdhër që të rikthehen pjestëarët e ekuipazhit që janë rrëmbyer.

Të ngjashme