Ekonomia Online
FUNDIT

Polici në Gjilan gjeti 10 fishekë para derës së oborrit, dyshon se kanosja lidhet me punën e tij

Polici në Gjilan gjeti 10 fishekë para derës së oborrit, dyshon se kanosja lidhet me punën e tij

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës ka raportuar në polici se ka gjetur 10 fishekë para derës së oborrit të tij. I njëjti dyshon se kjo kanosje lidhet me punën e tij në polici. Policia njofton se është duke e hetuar rastin. Njoftimi i plotë i policisë: KANOSJE NDAJ PERSONIT ZYRTAR/ Gjilan 20.11.2021-13:29. Ankuesi mashkull […]

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës ka raportuar në polici se ka gjetur 10 fishekë para derës së oborrit të tij.

I njëjti dyshon se kjo kanosje lidhet me punën e tij në polici.

Policia njofton se është duke e hetuar rastin.

Njoftimi i plotë i policisë:

KANOSJE NDAJ PERSONIT ZYRTAR/ Gjilan 20.11.2021-13:29. Ankuesi mashkull kosovar, pjesëtar i PK-së, ka raportuar se para derës së oborrit, ka hasur 10-fishekë të kalibrit 7.62 mm. Ankuesi dyshon se kjo është kanosje dhe ndërlidhet me punën e tij në polici. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori. Rasti është duke u hetuar.

Të ngjashme