Policia apelon: Kujdes në trafik gjatë lëvizjes së makinerive bujqësore

Prishtinë | 25 Kor 2023 | 16:48 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës u bëri thirrje qytetarëve të kenë kujdes të shtuar në trafik, gjatë lëvizjes së makinerive bujqësore.

Nëpërmjet Facebookut, Policia ftoi që të respektohen rregullat e trafikut rrugor, të përdoret material reflektues dhe trekëndësh i sigurisë, të pastrohet dhe të zëvendësohet materiali reflektues.

Ndërsa, autoritetet ftuan që të mos drejtohet vetura nën ndikim të alkoolit, të mos qëndrohet në anësoret e mjeteve të punës, të mos përdoret telefoni gjatë drejtimit dhe të mos vozitet me lodhje.

“Shoqërohuni nga mjeti përcjellës, përdorni mjete reflektuese, shmangu nga trafiku i dendur dhe shmangni ngasjen në mot të lig”, thuhet në rekomandimet e Policisë.

Të ngjashme