Ekonomia Online
FUNDIT

Policia arreston 33 vjeçarin në Kaçanik, kanosi me sëpatë dy persona

Policia arreston 33 vjeçarin në Kaçanik, kanosi me sëpatë dy persona

Stacioni policor në Kaçanik, nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj sot, me datë 09.02.2022 rreth orës 15:50 ka pranuar një informacion se në rrugën ‘’Ismail Qemajli’’ në Kaçanik është një rast i kanosjes . Policia, menjëherë i ka marr veprimet e nevojshme dhe ka shkuar në vendin e ngjarjes, ku ka arritur të arrestojë […]

Stacioni policor në Kaçanik, nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj sot, me datë 09.02.2022 rreth orës 15:50 ka pranuar një informacion se në rrugën ‘’Ismail Qemajli’’ në Kaçanik është një rast i kanosjes .

Policia, menjëherë i ka marr veprimet e nevojshme dhe ka shkuar në vendin e ngjarjes, ku ka arritur të arrestojë një person me inicialet SH.D ( M/K) i moshës 33 vjeçar, i cili pas një mosmarrëveshje që kishte me dy persona tjerë me inicialet A.D (M/K) i moshës 21 vjeçar dhe XH.H (M/K) i moshës 27 vjeçar , këta të fundit i kanos me një me sëpatë.

Në lidhje me këtë, policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin policor në Kaçanik dhe pasi është intervistuar, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore .

Të ngjashme