Policia arreston 5 persona për dy raste të zjarrvënie

Prishtinë | 23 Pri 2020 | 18:54 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës arreston pesë persona të dyshuar për dy raste të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm.

Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë, njësiti i hetimeve të stacionit policor të Obiliqit, ka realizuar një operacion policor, i cili ka rezultuar me arrestimin e pesë (5) personave të dyshuar për dy raste të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm (zjarr vënie).

Personat e dyshuar, të arrestuar nga policia gjeni si në vijim me iniciale:

R. P. 17 vjeçar, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës,
E. P. 18 vjeçar, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës,
R. S., 19 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës,
A. P. 19 vjeçar, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës dhe
G. P. 20 vjeçar, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës,
 

Përderisa, të lartpërmendurit sipas dyshimeve të bazuara dyshohet  të jenë të përfshirë në rastet që janë raportuar me datën 29 mars dhe 16 prill të vitit 2020.
Njësiti i hetimeve ka arrit të gjejë dhe sekuestrojë një armë automatike (e tipit Thompson) dhe disa prova të tjera që mund të shërbejnë në procedura të mëtejme gjyqësore.
Personat e dyshuar janë intervistuar nga ana e hetuesve dhe pas intervistimit me aktvendim të prokurorit janë dërguar në qendrën e mbajtjes.

Të ngjashme