Policia arreston 8 shtetas çekë, planifikonin të lëshonin me dron, flamuj serb në stadium

Prishtinë | 06 Sht 2019 | 22:58 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës në Ferizaj i ka shoqëruar në stacion policor 8 shtetas çekë.

Arsyeja ka qenë për shkak se shtetasit çekë kanë planifikuar lëshimin e dronit që mbante 3 flamuj serbë dhe mbishkrime anti-Kosovë, shkruan lajmi.net.

Këtë për lajmi.net e ka konfirmuar edhe Major Mehmet Ali Hajdini.

Ai është shprehur se për momentin nuk është caktuar masë e ndalimit, por personat vazhdojnë të qëndrojnë në stacionin policor.

Ali Hajdini ka konfirmuar gjithashtu se janë konfiskuar një dron, 3 flamuj serb dhe një baner me mbishkrim kundër shtetit të Kosovës.

Sipas Ali Hajdinit ende nuk është marrë vendimi për 8 shtetasit e Republikës së Çekisë.

Vlen të theksohet se kjo ndodh një ditë para sfidës së futbollit ndërmjet Kombëtares së Kosovës dhe asaj së Çekisë në kuadër të kualifikimeve për evropianin 2020.

Të ngjashme