Policia gjen drogë në shtëpinë e pejanit

Prishtinë | 25 Gus 2021 | 10:32 | Nga Ekonomia Online

Një person është prangosur dje në Pejë, pasi në shtëpinë e tij policia ka gjetur dhe konfiskuar marihuanë, hashash, kanabis etj.

Gjithashtu janë gjetur edhe pajisje për përpunimin e narkotikëve.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i policisë:

KULTIVM I BIMËVE NARKOTIKE /Rr. Islam Tabaku, Pejë 24.08.2021 – 16:00. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi gjatë hetimeve dhe kontrollit të shtëpisë së tij ku banon janë gjetur dhe konfiskuar marihuanë, Hashash në sasi të vogla, disa bimë dhe fara të kanabisit, paisje për përpunimin e narkotikëve dy fishekë, një telefon dhe para të gatshme 120 euro. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Të ngjashme