Policia gjermane ia dhuron 10 automjete Policisë së Kosovës

Prishtinë | 06 Sht 2019 | 11:23 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës pranon 10 automjete donacion nga policia e Gjermanisë.


Me rastin e 20- vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, policia Federale e Gjermanisë i ka dhuruar donacion 10 automjete Policisë së Kosovës.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj tha se ka rastisur që sot në 20 vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës të marrin 10 automjete donacione nga Policia e Gjermanisë, shkruan Gazeta Metro.

Sipas tij, ky donacion tregon bashkëpunimin e Policisë së Kosovë me atë të Gjermanisë me qëllim të luftimit të krimit.

Të ngjashme