Policia holandeze arreston “El Chapon” e kontinentit të Azisë

Prishtinë | 24 Jan 2021 | 09:15 | Nga Ekonomia Online

Policia në Holandë ka arrestuar të pretenduarin si koka e një prej bandave më të mëdha të drogës, me një urdhër të lëshuar nga Australia.

Tse Chi Lop, një kinez me kombësi kanadeze, thuhet se është koka e kompanisë, e cila dominon në tregun ilegal të drogës në Azi me 70 miliardë dollarë qarkullim, shkruan BBC.

I listuar si një prej të arratisurve më të kërkuar në botë, Tse është arrestuar në një aeroport të Amsterdamit.

Australia tani po shikon mundësinë e ekstradimit të tij në mënyrë që të përballet me gjyqin atje.

Policia Federale Australiane beson se kompania e Tse, e njohur si “Sam Gor Syndicate” është përgjegjëse për rreth 70 për qind të drogave ilegale që hyjnë në këtë shtet.

I arrestuari 56 vjeçar është krahasuar me “mbretin” meksikan të drogës “El Chapo” për shkak të shkallës së ndërmarrjes së tij të pretenduar.

Të ngjashme